Direkt nga grumbullimi i  kombëtares sllovake, Milan Skriniar foli për momentin që po kalon te Paris Saint-Germain.

“Mendërisht do të thosha se jam mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë situatë, por e vetmja gjë që mund të kontrolloj është puna ime në stërvitje. Duhet të jem gati kur të jetë e nevojshme. Mundohem të jem në formën më të mirë të mundshme.

Do të isha i lumtur nëse do të kisha më shumë minuta. Unë i respektoj vendimet e trajnerit” – tha Skriniar. Ai ka luajtur në këtë sezon me PSG vetëm 2 ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb