E ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Dasara Karaiskaj, foli për arritjen e Kroacisë deri në gjysmëfinale të Botërorit.

“Kroacia ka punuar vitet e fundit për të arritur këtu ku është. Nuk është rastësi, është një punë dhe investim i madh i bërë në këto vite.”

Më pas gazetarja duke iu drejtuar specialistëve në studio ngriti një pyetje: “Si është më mirë, futbolli në grup apo futbolli me lider?

Lideri të ngre peshë zemrën, unë smund ta harroj Ronaldon e Brazilit për atë që bëri sepse ishte një idhull.”- tha gazetarja

Ermal Tahiri, ish-futbollist, deklaroi: “Sido që të bësh një analizë do të kthehemi këtu: lojtari i mirë nga grupi del. Lojtarët e mirë sic është messi apo Ronaldo nuk u panë në Botëror.

Mbappe është talenti më i madh i Francës, por me cilësitë që asnjëherë nuk është lider, as Kane nuk është lider.”

Më pas një përgjigjje për gazetaren e dha edhe një tjetër i ftuar, Artan Shyti: “Problemi është se liderat duhen, por duhen liderat kur kanë kë udhëheqin. Për tifozët lider është ai që evidentohet. Specialistët shikojnë rendimentin e ekipit, talentin e vënë në dispozicion të ekipit.

Shembulli perfekt kur duhet lideri është Juventusi. Ka një ekip të mirë dhe tani i duhet lideri.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb