Nëse do t’i hidhnim një sy renditjes në 5 javët e fundit në Serie A, në vendin e parë do të gjenim Romën. Po po e vërtet. Ndoshta për shumëkënd mund të tingëllojë jo reale, por Roma e Claudio Ranierit është skuadra që po bën më mirë në kampionat javët e fundit. 13 pikë nga 15 të mundshme, pas 4 fitoreve dhe 1 barazimi. Një ecuri për titullin kampion. Një skuadër e transformuar dhe kjo falë meritës së padiskutueshme të Claudio Ranierit. Arkitekti i kësaj skuadre i ka dhënë vetëbesim një skuadre që këtë sezon preku fundin, me ndryshimin e plotë 3 teknikëve.

Ndaj Parmës, verdhekuqtë triumfuan vetëm falë një supergoli me goditje dënimi të argjentinasit Matias Soule. Skuadra vendase ndërkohë luajti me 10 futbollistë, që nga minuta e 31 pas daljes nga loja të Leonit me karton të kuq. Falë këtij suksesi Roma ngjitet në kuotën e 37 pikëve, me diferencën nga zona europiane që tashmë shkon në 5 pikë.

Formë shumë të mirë po kalon edhe Como. Skuadra e Fabregas falë edhe blerjeve të reja në këtë merkato. Një prej tyre është edhe sulmuesi i krahut, spanjolli Assane Diao. Ai realizoi golin e zhbllokimit të rezultatit në suksesin 0-2 të Comos ndaj Fiorentinës në Artemio Franchi. Ky ishte goli i 4 në 7 ndeshje me fanellën e Comos. Goli i dytë u realizua nga Nico Paz në mesin e pjesës së dytë. Humbja e dytë radhazi për Fiorentinën që mbetet në kuotën e 42 pikëve në vendin e 6, ndërsa Como ngjitet në vendin e 13 me 25 pikë, duke lënë disi zonën e ftohtë në fundin e renditjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: