Milan dhe Leverkusen  “përplasen” në Champions, në një sfidë që premton spektakël. Në prag të këtij takimi, trajneri i kuqezinjve, Fonseca vlerësoi kampionët e Gjermanisë.

“Skuadra ka më shumë besim, është e natyrshme pas këtyre dy fitoreve.

Leverkusen është një ekip me një identitet shumë të fortë, me ide futbolli shumë të vështira për t’i kuptuar. Mënyra sesi luajnë ata bën që gjërat për ne të jenë të vështira.

Leverkusen fitoi kampionatin dhe nuk kanë ndryshuar shumë në merkato. Kur luajnë në sulm, bëhen tepër të rrezikshëm” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb