Ivan Juric nuk është më trajner i Southampton. Lajmi është bërë publik nga klubi i Premier League, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Shkak për këtë vendim u bë humbja ndaj Tottenham, çka solli edhe rënien nga kategoria.

“Southampton ka arritur marrëveshje me trajnerin Ivan Juric për t’i dhënë fund bashkëpunimit”- shkruan klubi.

Juric qëndroi në krye të kësaj skuadre për 16 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 0.14 pikë për ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb