Antonio Conte është një nga emrat më të përfolur në merkaton e trajnerëve. Pa një skuadër dhe më në fund i lirë nga të gjitha detyrimet kontraktuale që pas largimit nga Chelsea, shumë prej klubeve të Serie A kërkojnë t’i besojnë atij skuadrat e tyre. Milan, Inter dhe Roma e kanë vendosur tenkikun në krye të listës, por nëse zërat e merkatos që vijnë nga mediat franceze dhe ato italiane janë të vërteta, atëherë këto klube duket se nuk kanë asnjë shans.

297544 1080p
297544 1080p

Paris SG i ka parakaluar të gjithë, teksa sipas të përditëshmes “La Repubblica”, ka kontaktuar Antonio Conte duke i propozuar pankinën duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Duke qëndruar tek ajo që raporton kjo gazetë, vetë presidenti-sheik Al Khelaifi ka telefonuar ish-trajnerin e Juventus dhe Chelsea, menjëherë pas zhgënjimit të madh që solli humbja e Paris SG në finalen e Kupës së Francës.

Tuchel
Tuchel

Pikërisht, kjo disfatë, por edhe rezultatet aspak të mira në javët e fundit kanë bërë që numri një i klubit parizien të humbasë besimin për Thomas Tuchel. Gjermani fitoi titullin kampion në Francë, por ashtu si paraardhësit e tij dështoi mbi të gjitha në Champions League. Ky kompeticion është dhe synimi i shpenzimeve të çmendura të Paris SG, që shpreson ta arrijë duke ulur në pankinë një trajner si Antonio Conte.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: