Duket e pabesueshme, por gazetarja e Sky Sport, Marianxhela Pira, ka raportuar për televizionin sportiv se Luçiano Spaleti i ka orët e numëruara tek Interi. Sipas gazetares së gjigantit të informacionit sportiv, situata ka ardhur pas përplasjeve të vazhdueshme të administratorit të deleguar të Interit, Xhuzepe Marotës, dhe tenikut toskan.

“Në kërë moment marrëdhënia mes tyre është inekzistente, Marota dhe Spaleti janë thuajse të huaj për njëri-tjetrin. Spaleti jo vetëm që nuk bën asgjë nga ato që i kërkon Marota, por del në televizione dhe bën të kundërtën. Është me fat që nuk largohet që sot,” shkruan Pira, që më pas vijon “Pyeta burimin tim në në lidhje me Konten dhe nuk më mohoi asgjë.

Përgjigja e tij ishte “Interi mbi të gjitha”. Interi është në vendin e tretë në kampionat dhe fitorja me Xhenoan ka sjellë qetësi, mbi të gjitha edhe për shkak të aktivizimit të Mauro Ikardit, i cili u rikthye te goli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb