Prokurori i shtetit i Sllovakisë akuzoi tre persona për vrasjen e qëllimshme të gazetarit hulumtues, Jan Kuciak, dhe të së fejuarës së tij, në muajin shkurt.

Një zëdhënëse e prokurorit tha se të tre ata janë arrestuar të enjten, pas bastisjeve në një shtëpi.

Jan Kuciak është gjetur i vdekur së bashku me Martina Kusnirovan, të dy 27 vjeç, në shtëpinë e tyre pranë kryeqytetit sllovak, Bratisllavë, në muajin shkrurt.

Autoritetet kanë thënë se besojnë se vrasja ka pasur të bëjë me punën e Kuciakut si gazetar, i cili në atë kohë ka qenë duke hetuar korrupsionin në nivel politik.

Vrasja e tij ka shkaktuar protestat më të mëdha në Sllovaki që nga rënia e komunizmit në vitin 1989 dhe krizë të madhe politike që ka çuar në rënien e Qeverisë së kryeministrit Robert Fico në muajin mars.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb