Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ka kërcënuar se do të shkurtojë mbështetjen financiare për më shumë se 130,000 refugjatë ukrainas, pasi një mosmarrëveshje me Ukrainën mbi furnizimet me gaz rus po përshkallëzohet.
Më 1 janar, Kievi mbylli një tubacion që për dekada u përdor për të furnizuar Evropën Qendrore me gaz natyror rus. Sllovakia kishte qenë pika kryesore e hyrjes dhe vendi tani po humbet miliona euro në tarifat e tranzitit.
Fico deklaroi se vendimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të mbyllur çezmat do t’i privonte Sllovakisë 500 milionë euro në tarifat e tranzitit nga vendet e tjera. Ai tha se partia e tij ishte e gatshme të debatonte “ndalimin e furnizimeve me energji elektrike” dhe “uljen e ndjeshme të mbështetjes për qytetarët ukrainas në Sllovaki.
“E vetmja alternativë për një Sllovaki sovrane është rinovimi i tranzitit ose kërkesa për mekanizma kompensimi që do të zëvendësojnë humbjen në financat publike,” shtoi ai.
Muajin e kaluar Zelensky akuzoi kryeministrin sllovak se ka ndihmuar Putinin të “financojë luftën dhe të dobësojë Ukrainën”. “Fico po e tërheq zvarrë Sllovakinë në përpjekjet e Rusisë për të shkaktuar më shumë vuajtje për ukrainasit”, kishte thënë presidenti ukrainas./BBC