LUBJANË– Ish-kryeministrja sllovene, Alenka Bratusek, e cila u vetë-emërua kandidate e vendit të saj në Komisionin Evropian verën e kaluar është vënë nën hetim pas dyshimeve për abuzim me pushtetin, njoftoi sot policia.

Një kontroll u krye në mëngjes në zyrat dhe shtëpinë e ish-drejtueses së qendrës së majtë, sot deputete e opozitës. Bratusek hodhi poshtë çdo akuzë.

Gjatë fazës si kryeministre e përkohshme që pasoi me dështimin e saj në zgjedhjet legjislative në muajin korrik, kryeministrja në ikje kishte paraqitur kandidaturën si përfaqësuese e Sllovenisë në Komisionin e ri Juncer, duke ngjallur indinjatë te një pjesë e klasës politike.

Njoftuar për postin zëvendëspresidentes të ngarkuar për Energjinë, Bratusek, 44 vjeçe, u tërhoq pasi kandidatura e saj u refuzua nga Parlamenti Evropian sepse ajo nuk ishte bindese për kompetencat e saj dhe u rrezikua nga mungesa e mbështetjes nga dy formacionet e mëdha të Parlamentit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: