LUBJANË- Njëzet e pesë vite më parë më 25 qershor 1991, Sllovenia dhe Kroacia shpallën pavarësinë, duke shënuar fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërsa Lubjana feston sot pa euforinë e fillimit por me besimin në një projekt evropian.

“Sllovenia mbetet në mënyrë të vendosur në mbështetje të forcimit të Bashkimit Evropian”, deklaroi sot kryeministri Miro Cerar gjatë një konference shtypi në kundërpërgjigje të votës së Britanisë së Madhe për daljen nga BE-ja. “Euforia e 25 viteve më parë padyshim e ka humbur rrezatimin e saj”, pranoi në një tjetër këndvështrim udhëheqësi i qendrës së majtë të këtij shteti të vogël me dy milionë banorë në një mesazh postuar në faqen zyrtare të qeverisë në internet.

Kryeministri 42 vjeçar, shumë i ri në moshë në kohën e pavarësisë bën thirrje për të matur progresin e shënuar nga Sllovenia, shteti i parë i ish-Jugosllavisë që u integrua në Bashkimin Evropian dhe NATO në 2004, më pas në euro në vitin 2007.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: