PEKIN – Shkollat në Pekin do të mbyllen dhe kantierët e ndërtimit do të ndalojnë punën pasi kryeqyteti kinez dha alarmin e kuq për herë të parë për nivelin e smogut.

Autoritetet janë shprehur se presin që kjo situatë të zgjasë edhe tre ditë të tjera dhe kanë shtuar se për këtë arsye do të ketë edhe kufizim të lëvizjes së automjeteve.

Alarmi i kuq vjen teksa Kina merr pjesë në bisedimet rreth emetimeve të karbonit në Paris. Mediat e huaja shkruajnë se niveli i ndotjes në Pekin është më i ulët se javën e kaluar, por alarmi i kuq është lëshuar, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes që pritet në ditët në vijim.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: