SHKODER – Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.

Ata kanë bojkotuar mësimin pasi që prej muajit shtator, që ka nisur shkolla, nuk kanë marrë bursat nga ana e ministrisë së linjës dhe Bashkisë Vau i Dejës.

Janë plot 176 nxënës që përfitojnë bursa nga të cilët 107 nuk i kanë marrë, ndërsa pjesa tjetër që ushqehet në konvikt i ka automatikisht të kompesuara.

“Ne do të vijojmë të bojkotojmë mësimin deri në zgjidhje të problematikës. Ky nuk është viti i parë që ndodh kjo problematikë. Nuk i dimë arsyet, por pa marrë paratë ne nuk hyjmë në mësim,” ankohet një prej nxënësve.

33403289_434960153596493_6993901478968557568_n 33248917_434960173596491_5152444674694184960_n

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: