Me debate të ashpra është shoqëruar sot seanca parlamentare. Deputeti i PD Luan Baçi tha se parlamenti nuk mund ta përjashtojë Berishën.

Baçi theksoi se mazhoranca po shkel ligjin dhe Kushtetutën. Ndërsa, më pas kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.

Luan Baçi: Para jush ju keni marrë vendim, që të fusni në grupin parlamentar, disa deputetë të përjashtuar. Kë standard të marrim? Jeni me dy standarde dhe jeni në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Grupi Parlamentar iu ka sjelë listën e plotë, kërkesën e plotë.

Lindita Nikolla: Ua ndërpres fjalën.

Luan Baçi: Nuk ma ndërpret dot fjalën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: