I ftuar në studion e “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli për të ardhëm e tij dhe projektin e klubit bardheblu:

“Në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri U21- Uells U21, ka qenë prezent edhe Olsi Rama. Kemi bërë një bisedë të ngrohtë. Më mirë po e sqaroj se ndoshta më kanë bërë ndonjë foto. Kam marrë garanci nga presidenti Halili. Besoj se do vazhdojmë prap sezonin tjetër.

Tirana ka 100-vjetorin në 2020. Na duhet të bëjmë një skuadër elite, për ta rikthyer skuadrën aty ku i takon. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për të bërë një Tiranë të denjë. Nuk mund të jetë Tirana klub që përpëlitet, por klub që i jep ton futbollit shqiptar. Në ditët në vazhdim do kemi edhe të reja, për sa i përket merkatos. Mendoj së do bëjmë një ekip të mirë, për të vazhduar përpara.

Unë e kam ditur që nuk ishim licencuar. Një trajner duhet të fitojë çdo gjë, qoftë edhe një ndeshje miqësore, jo më Kupën e Shqipërisë. Do ishte qershia mbi tortë. E përgatita ndeshjen, u zhgënjeva totalisht në pjesën e parë. Ne nuk shkojmë të dorëzuar asnjëherë. U mundova të sqaroj diçka në pjesën e dytë. Edhe Kukësi ra fizikisht. Në momentin që shënuam gol, mendova që do ta fitoja Kupën. Kemi pasur probleme gjatë gjithë ekipit. Te Tirana ka qenë e kollajshme t’i konsatoje gabime. Një ekip normal pëson gola të tillë 1 në 20 ndeshje. Kemi luajtur mirë, por kemi pësuar gola, ose nuk kemi shënuar. Kemi edhe 9 penallti të humbura. Ekipi e ndryshoi faqen e vetë, por kishte probleme psikologjike. Stresi që të krijohet për sa i përket renditjes, nuk të jep garanaci. Sportisti nuk jep 100% e vetë. Ekipi po shprehej mirë në fazën e tretë. Në momentin që u rikthyen sërish problemet, kemi kaluar stres shumë të mëdha, si unë dhe lojtarët. Kjo duhet të bëhet mësim për vazhdimësinë. Ta harrojmë njëherë e përgjithmonë këtë pjesë. ”, u shpreh Mema.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: