Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rubrikën “Sy më sy” në Facebook, i cili ka thënë se pasaporta e Bashkimit Europian nuk ka rëndësi për shqiptarët.
Rama ka shtuar se Shqipëria është në një moment historik, pasi ka bërë përpjekjet e duhura për të arritur standardet europiane dhe është afër pranimit në Bashkimin Europian.
Kryeministri ka paralajmëruar se kjo mundësi historike nuk duhet humbur, duke theksuar se është koha për të besuar në këtë mundësi dhe për të shmangur zënkat e kota.
Edi Rama: Ora nuk më mbeti mua tek pasaporta europiane, por ora e historisë së vendit tonë ka qenë gjithmonë e lidhur me pamundësinë për të qenë të barabartë me të tjerët, ku jemi në mes të Europës. Shqiptarët janë poshtëruar historikisht, sot është ora e historisë sonë. Është mundësi historike, sepse ne kemi bërë detyrat tona dhe ata janë gati të na pranojnë. Ne nuk mund të humbasim këtë shans. Kjo është beteja për të besuar që këtë mundësi historike ne nuk mund ta humbasim duke u marrë me e lagu e nuk e lagu.
(Balkanweb)