Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 deklaroi se partisë së tij nuk i interesojnë pazaret në zgjedhje.
Shehaj thekson se do që të hyjë në parlament si përfaqësues i partisë Mundësia. Ai shtoi se dëshiron që të bëjë opozitë të vërtetë.
Agron Shehaj: Ne nuk na interesojnë pazaret. Ne duam të bëjmë një opozitë ashtu siç qytetarët e presin. Sfida jonë është që të hyjmë në parlament me numër sa më të madh deputetësh. Qëllimi ynë është që të fitojmë besimin e qytetarëve. Unë kam bërë një sërë betejash në Kuvend.
Unë dua të bëj një opozitë të vërtetë, nesër mund të luftoj edhe për të qenë në qeveri. Dua të hyj në parlament si përfaqësues i partisë Mundësia. Ne duam të kemi qeveri të pakorruptuar. Ne nuk mund të gënjejmë qytetarët dhe të themi se ne do sjellim rotacionin.
(Balkanweb)