Situata politike ka qënë fokusi i debatit të sotëm në emisionin “Të Paeksopozurit” në News 24. Sipas analistit Mustafa Nano, krizën e ka sjellë lideri i opozitës. Në kundërshtim me të Andi Bushati thotë se është Rama ai që duhet të dorëhiqet.

Mustafa Nano: Për mua e ka fajin lideri i opozitës, nuk provoj kënaqësi kur e them por kjo është e vërtetë

Andi Bushati: Basha është njeri i pablerë

Mustafa Nano: Po të kishte Rama një lider tjetër përballë, edhe Ilir Meta do ishte inspirues në këtë situatë

Andi Bushati: Kjo është një lojë pa rregulla. Nuk ka ngelur më gjë nga llumi i Saliut i ka mbledhur ky të gjitha. PS është katandisur në momentin që thuhet po iku Rama bëhen 50% e partisë xhind. Është i vetmi njeri që nuk e njeh konceptin e dorëheqjes.Tani po na krijohet legjenda se nuk e lënë socialistët. Pse duhet të futet ky vend në krizë dhe flakë vetëm për karrigen e këtij piktori?

Mustafa Nano: Janë 50% që thonë se vendi është futur në krizë për karrigen e atij tjetrit. Unë kam një tjetër alternativë që opozita të mos hyjë në zgjedhje e më pas të sjellë edhe shpërbërjen e mazhorancës. Nuk na ka hije si komb që të bëjmë luftë civile që në këtë vend të vijë sërish Berisha.

Andi Bushati: S’ka njeri me mend në kokë që që të dojë kthimin e Berishës.

Fatos Lubonja: Pikëpyetja e madhe është kjo: Me Ramën në këto 6 vjet a është krijuar një projekt për më shumë pavarësi, demokraci që të krijohet rotacioni apo kemi mendim të kundërt? Mendimi im është që përmes reformave ai synon që të kalohet nga tre banda, parti, grupe intertesi të lidhura me bandat në një të vetme. Problemi që ngrihet është se një projekt për eleminimin e bandave na çon në atë regjim që e kanë quajtur një lloj putinizmi. Atje opozita është thjesht një fasadë. Ky është problem që duhet evituar në Shqipëri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: