Dy grupe djemsh rrihen mes tyre, në një lokal në Palasë, pas koncertit te këngëtarit grek Argiros. Bicim truprojash duhet te jene, se jane te gjithë si zdapa.

Këta me bluza të zeza rrihen me ata me këmisha të bardha….

E dini cila është e veçanta jone ne te tilla përleshje?

Po nuk na e mori mendja qe ia dalim, ia fusim vrapit, lepur bëhemi.
Ama, po te vume per poshte, nuk leme pa ta marre shpirtin. Dhjete vete persipër te hidhemi. Nuk ngopemi me “fitoren“, duam te te marrim jeten.
Shiheni c’i punojne keta me te zeza njerit me te bardhe qe e pushtuan.

Keshtu ia bene edhe atij te shkretit ne Pogradec. 4-1, e rrahen deri ne vdekje.

Ishim njehere ne Amerike, me ca kolege. Ne nje klub nate, grinden dy te rinj. Pune vajzash….Shoqeria e secilit prej tyre u hap ne rreth, dhe lane dy protagonistet ta zgjidhin.
Njeri hengri nje grusht dhe ra ne dysheme. Me sa duket e pa qe nuk ia dilte dhe ndenji shtrire. Dmth u dorezua. Tjetri u largua dhe u bashkua me shoqerine e tij.
Ne shqipot shqyem syte: Ca ben ky more? Ky ishte momenti qe ti hidhej persiper, ai dhe shoket e tij, dhe tia merrnin shpirtin, ta coptonin….

E kam pare kete edhe ne nje video tjeter, sherr tifozesh holandeze. Ne sherret mes tifozeve nuk ka rregulla, e megjithate, kur njera pale u terhoq, pra u dorezua, sherri perfundoi.

Ne nuk e bejme. Ne, kur dorezohesh, behemi edhe me trima. Nuk di se cfare mund te tregoje kjo, por qe jemi nje rrace spurdhjake, per kete s’kam dyshim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: