Alban Meha rikthehet edhe një herë në versionin Zhunjinjo. Mesfushori i përfaqësues kuqezi realizojë një super gol në sfidën që skuadra e tij zhvillojë në transfertë përballë Hannover 96. Meha nxori nga repertori i tij një tjetër perlë që në fund rezultojë një 3-pikësh për Paderborn. Pas la pas dëmtimin e pësuar Meha është rikthyer me kohë të plotë të dhurojë show me perfomancën e tij. Në një intervistë për prestigjiozen Kicker, Meha ka theksuar: “Në 2-3 javët e fundit jam stërvitur në maksimumin tim, tashmë nuk ndjej më dhimbje. Për sa i përket golit të shënuar, mua më mjafton vetëm të godas mirë topin, pasi trajektorja që merr është e vështirë për tu kontrolluar. Jam shumë i lumtur që ai gol i dha fitoren skuadrës, por nuk ka kohë për të festuar pasi sezoni është shumë i gjatë”, nënvizoi mesfushori i përfaqësues shqiptare.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb