Wesley Sneijder duket se nuk e ka pranuar kurrë që nuk e fitoi Topin e Artë në 2010, pas tripletës së famshme me Interin dhe finalja e Kupës së Botës të humbur nga Spanja. Ish-futbollisti holandez ka komentuar zgjedhjen për t’i dhënë titullin Rodrit, duke anuar në favor të Vinicius Junior.

“Njerëzit më thonë: “Wesley, ata të grabitën atë vit”. Imagjinoni sikur të kisha fituar Topin e Artë dhe njerëzit të thoshin: “Ai ia mori dikujt” – shpjegoi Sneijder për Riadit ESports.

“Çmimet individuale janë të mira, por sukseset me skuadrën si ngritja e trofeut të Ligës së Kampionëve ishin më të vlefshme për mua sesa marrja e Topit të Artë”, theksoi mesfushori holandez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb