GJERMANI-Po të shkoni në Alexanderplatz të Berlinit do të gjeni statujat e Edward Snowden, Julian Assange dhe Chelsea Manning. Skulptori italian Davide Dormino ka krijuar statuja në bronz, me përmasat e njeriut, të ish-kontraktuesit të NSA-së, Edward Snowden, dhe themeluesve të WikiLeaks, Julian Assange dhe Chelsea Manning.

Statujat janë pjesë e një projekti që Dormino e quan “Anything To Say.” Secili qëndron në një karrige, ndërsa një karrige tjetër është bosh, që artisti thotë se “është për ju (publikun).”

“Falë Assange, Snowden dhe Manning ju njihni limitet e lirisë së fjalës. Ju e dini se jeni të spiunuar në çdo orë të ditës. Ju e dini se si qeveritarët vrasin dhe torturojnë armiqtë… Ne do t’i nderojmë për guximin e tyre duke u ngritur një monument…”

https://www.youtube.com/watch?v=kWn5XxijJJI

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: