RUSI-Agjenti i dikurshëm amerikan Eduard Snowden në një intervistë për mediat suedeze ka folur për Rusinë, CIA-në, dronët dhe ISIS-in.
Njeriu i cili zbuloi shumë informacione sekrete, për gjë që Washingtoni po kërkon ekstradimin e tij , gjeti strehim në Moskë .

“Është e vështirë për mua të them atë që unë jam duke bërë tani , Washingtoni do të përdorë çdo gjë kundër meje … Nëse unë them gjëra të mira në lidhje me Rusinë , pasi Rusia nuk është ferri , ata do të thonë se unë jam në dashuri me Kremlinin apo diçka të ngjashme . Në qoftë se them se këtu është keq, do të jetë njëjtë, ata do të thonë se jam i gjorë”, ka thënë Snowden.

Ish- bashkëpunëtori i shërbimeve speciale të SHBA-së në vitin 2013 ka zbuluar të dhëna me të Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve ka spiunuar në masë jo vetëm qytetarët e Bashkimit Evropian , por edhe një numër të liderëve evropianë.
Po ashtu Snowden ka zbuluar të dhëna për tortura që agjentët e CIA-s kanë ushtruar ndaj të burgosurve.

“Ka pasur indikacione se ka njerëz në CIA-s të cilët do të flasin për këtë, por kanë qenë nën presion. Në vend të paraqitjes së situatës reale që kishin , me urdhër të CIA-s , u ndalua mbledhja e dokumenteve . Megjithatë, sekretet e tilla nuk mund të mbahen përgjithmonë , ato rrjedhin, dhe të gjitha paratë që jep për të mos u zbuluar e vërteta do të thotë të gjuash veten në këmbë”, ka thënë Snowden.

Një nga zbulimet e fundit është se aeroplanët pa pilotë në nëntë nga dhjetë raste vrasin civilë e jo terroristë.
“Dronët nuk ndjekin njerëzit, por telefonat dhe nuk mund të dihet se nëse dikush që mban telefon është terrorist ose jo dhe zakonisht sulmet e dronëve shpesh përfundojnë gabimisht. Kur pashë këto dokumente e kuptova që kjo është histori e vitit . Dronët krijojnë më shumë terroristë se sa që vrasin. Shteti islamik nuk ishte aty kur kemi filluar për të bombarduar”, ka thënë Snowden .

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: