Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në takim ishin të pranishëm Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo.

Kryetari i Kuvendit Ruçi vlerësoi angazhimin institucional dhe personal të Presidentit Sobotka, si një nga mbështetësit më të fortë të integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, në BE.

“Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor do të nxisë më tej përkushtimin ndaj reformave dhe do të ndihmojë për të rritur rolin tonë konstruktiv në rajon. Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera në adresimin e pesë prioriteteve kyçe, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tashmë është momenti që përkushtimi për reforma të shpërblehet. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është një vlerë e shtuar për vetë familjen europiane. Ne i kerkojmë Austrisë te bëhet avokate e integrimit të. Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka nënvizoi: “Austria vlerëson si sukses të madh të Shqiperisë reformën në drejtësi dhe vettingun. Austria mbështet fuqishem integrimin ne BE të Ballkanit Perëndimor dhe fillimin sa me shpejt të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe ne do të investohemi për të bindur edhe vendet skeptike. Bravo Shqipërisë për kryesimin e OSBE, në 2020 dhe i uroj ta kurorëzoje me sukses këtë sfidë! Unë jam i bindur se ju, si një politikan me eksperiencë, do të kontriboni në përballimin e sfidave të sotme të demokracisë shqiptare”, u shpreh Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb