Sociologu Fadil Maloku, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24 ka folur për figurën e Fetullah Gylen, pasi ky i fundit ndërroi jetë vetëm disa ditë më parë.

Maloku e përshkroi lëvizjen që Gylen përfaqësonte si një ofertë të vlefshme në kontekstin global, duke e theksuar rëndësinë e vlerave të humanizmit, filantropizmit, tolerancës dhe harmonisë që ai predikoi.

“Lëvizja që përfaqësohet me Gylenin është një ofertë e mirë në këtë tryezën globale,” tha ai.

Maloku, i cili kishte pasur mundësinë ta takonte personalisht Gylenin, e quajti këtë përvojë një privilegj. Ai ndau detaje nga takimi, duke theksuar thjeshtësinë dhe modestinë e tij. “I kisha përgatitur disa pyetje paraprakisht dhe ajo që ishte më mbresëlënëse ishte thjeshtësia dhe modestia e tij. Kam parë se kishte një krevat të thjeshtë, nuk kishte mbrojtje të veçantë. Ishte mikpritës dhe dashamirës,” tregoi Maloku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb