Ka përfunduar festivali Sofra Dardane, edicioni i 17-të në Tropojë, i cili ndezi atmosferën për 3 net me radhë në stadiumin e qytetit. Në Festivalin e organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” në stadiumin e lojërave me dorë në qytetin e Bajram Currit, rreth 60 grupe artistike shpalosën vlerat kulturore të zonave që ata përfaqësojnë.

Megjithëse nuk u mbështet nga ministria e Kulturës, rreth 60 grupe artistike me mbi 1000 artistë nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar u ngjitën në skenë nga 10 deri më 12 qershor, për të shpalosur vlerat kulturore te zonave qe perfaqesojne nën kujdesin e kreut të PD Lulzim Basha. Azgan Haklaj, mjeshtër i madh, Kryetari i Unionit Artistik, falenderoi kreun demokrat për mbështetjen.

“Ky edicion përkoi me 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe ka pasur vetëm mbështetjen e Bashkisë së Tropojës pasi është përjashtuar politikisht nga projekti shtetëror nga Ministria e Kulturës”, shprehet kreu i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, njëherazi producent i këtij festivali Azgan Haklaj.

“Një surprizë gjatë festivalit ka qenë edhe momenti kur i është uruar ditëlindja, 45-vjetori Kryetarit të PD së Shqipërisë z. Lulzim Basha i cili është kujdesur për festivalin”, thotë më tej Haklaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Artistët shqiptarë që shkuan në Tropojë për këtë festival, si gjithë qytetarët e tjerë iu nënshtruan pagesës së tarifës në rrugën e Kombit, dhe për më tepër në një ditë kur Kosova festonte 20 vjetorin e clirimit të saj. Azgan Haklaj tha se ka marrë premtimin se që në momentin e parë që Basha te jete kryeminister, kjo tarifë nuk do të ekzistojë më.

Sofra Dardane prej 17 vitesh ka bashkuar trojet shqiptare në Bajram Curri. Edhe këtë vit, për 3 netë me radhë mijëra qytetarët mbushën qytetin, që u kthye në një skenë gjigande të këngëve dhe valleve popullore të mbarë shqiptarisë.

Në natën e tretë të festivalit të Sofrës Dardane u ndanë disa çmime. Çmimi i parë iu dha ansamblit Folk Alba Tiranë, i dyti nga ansamblet Krahu i Shqipes Vlorë dhe Ansambli i Elbasanit i ndjekur nga Ansambli i Prishtinës dhe Ansambli Romaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb