Eksperti për çështjet ekonomike Pano Soko, nga Nisma Thurje, komentoi në emisionin “Open” në News 24, lidhur me situatën e opozitës në vend.

Soko u shpreh se problemi kryesor ka qenë opozita, njerëzit nuk janë mbledhur nga opozita për ti udhëhequr e për ti ngritur e për të rrëzuar këtë qeverisje.

Pra puna e opozitës nuk është shumë e madhe, opozita duhet të krijojë një qeveri hije dhe një ndër problemet më të mëdha të opozitës tonë ka qenë morali.

Njerëzit që kanë qenë brenda opozitës nuk kanë pasur aq moral sa të udhëheqin njerëzit, ata nuk munden dot më as ti bindin njerëzit, madje as për ti votuar.

Pra lufta duhet të kthehet në çështje morale dhe është vërtetë shumë i rëndësishëm, u shpreh Soko.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: