Kryedemokrati Lulzim Basha, ka përkujtuar përmes një postimi në twitter, në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit. Përmes një fotoje, krah djalit të tij, Glauk Olldashi, Basha shkruan se Sokolli sot do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku,  po ecën ne gjurmët e tij.

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku,  po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli”- shkruan Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb