Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025.

Procedura e hedhjes së shortit u ndoq nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe i gjithë procesi iu nënshtrua parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, përfshirë dhe transmetimin live, që mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt nga ta gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku.

Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT. Sokol Sadushi është zgjedhur anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

Marjana Semini – Gjyqtar, anëtare e Gjykatës Kushtetuese;
Ilir Toska – Gjyqtar, anëtar i Gjykatës Kushtetuese;
Sokol Sadushi – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
Fuat Vjerdha – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Enkela Vlora- Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Irma Balli – Prokurore, Prokuroria e Apelit;
Etjen Kapo – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
Nafie Hasko – Gjyqtare, Gjykata Administrative.

Anëtarët Zëvendësues:
Marsida Xhaferllari – Gjyqtare, Gjykata Kushtetuese;
Medi Bici – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
Thoma Jano – Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
Elvana Çiçolli – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Genti Xholi – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
Bezart Kaçkini – Gjyqtar, Gjykata Administrative.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb