Santiago Solari nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit! Argjentinasi do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të sezonit dhe më pas aventura e tij me stolin e “Los Blancos” do të jetë një çështje e mbyllur.

Sot, trajneri i Real Madridit në një konferencë për shtyp ka thënë se stoli i madrilenëve ka më shumë kandidatë sesa Julia Roberts. Ndaj, për verën që po vjen emrat që qarkullojnë si trajneri i ardhshëm janë të shumtë.

Zhoze Murinjo u vetëpropozua për të marrë drejtimin e Realit, ndërsa Florentino Perez ende nuk e ka ndarë mendjen për trajnerin e ri. Në luftë me portugezin është dhe Mauricio Poketino, Masimiliano Alegri dhe Antoniko Konte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb