SARANDE

Aksionerët e kompanisë “Hotel Butrinti” Sarandë, për të lehtësuar  sado pak vuajtjen e bashkëqyetarëve të dëmtuar  nga tërmeti shkatërrues  i 26 nëntorit, vendosën të akordojnë  shumën  prej 50 mijë Euro në llogaritë e vëna në dispozicion  nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Kjo është një ndihmë e cila do  të shërbejë sadopak në uljen e dhimbjes për qytetarët e prekur, të cilët kanë humbur  njerëzit e tyre të afërt, por edhe banesat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb