Një grup prej 50 psikologesh, 4 psikiatër, 2 epidemiolog dhe mjek, është nisur ditën e sotme për në zonat e prekura nga kriza në Thumanë, Durrës dhe Tiranë. Mediat kosovare raportojnë se në përbërje të ekipit janë dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.


Kjo ekspeditë mjekësore organizohet nga Shoqata e Psikologeve të Kosovës në përbërje të saj do të ketë edhe nga SHBA (PhD) dhe nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që të gjithë profesionist të shëndetit mendor me përvojë dhjetëra vjeçare.


Kujtojmë se 51 persona kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues, ndërsa janë plagosur mbi 700 persona. Në mesin e viktimave janë 6 fëmijë dhe 22 gra, ndërkohë që u shpëtuar nga rrënojat 45 persona të gjallë.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb