TIRANE– Një histori dashurie brenda gjakut që lindi para dy viteve në një zonë të largët të Shqipërisë, në veriun e saj, rikthehet sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’. Një adoleshente, asokohe vetëm 15 vjeç dashurohet me një 24-vjeçar, i cili jetonte një fshat më larg saj. Askush prej tyre nuk e dinte se bashkë i lidhte i njëjti gjak, por vazhduan historinë e tyre të bukur pa e ditur se një ditë pasojat do të ishin fatale për të dy, pasi vajza ngelet shtatzënë dhe sjell në jetë një vajzë.

Çështja shkoj në gjykatë, ku akoma me shokuese ishte përgjigja e analizave të ADN-së, atësia ngeli anonim, pasi sipas këtyre analizave babai nuk doli 24-vjeçari, kushëriri i vajzës. Por, edhe këto përgjigje nuk zgjidhën problemet e adoleshentes, shkruan ‘BalkanWeb’.

Sot, vajza e vogël jeton me nënën e saj adoleshente dhe gjyshërit. Kushtet ekonomike janë të mjerueshme ata kanë kërkuar ta japin për birësim vajzën. Një çift me banim në Zvicër duke parë programin në faqen ‘Me zemër të hapur’ në youtube është interesuar për bebin në fjalë. Ata nuk kanë fëmijë dhe dëshirojnë ta birësojnë, por a do mundet që stafi i emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24” sot ta çojë këtë mision, pasi ligjërisht duket e pamundur.

E ftuar në studio bashkë me bashkëshortin e saj, një shtetas nga Kosova, emigrant në Zvicër, gruaja që interesohet për të birësuar foshnjën tregon dëshirën e madhe, ndërsa apelon për ndihmë. Ajo rrëfen në emision se kërkon që fëmijën ta birësojë ligjërisht dhe jo në mënyrë ilegale. Fill pas apelit, Kujtimja, gruaja që shpreh interesin për ta birësuar, takojë për herë të parë vogëlushen.

Ndërkohë, bashkëshorti i Kujtimes lëshoi mes të tjerash dhe një mesazh të fortë për nënën e vajzës. “Nëse nëna do që ta mbajë fëmijën, do ta ndihmojë deri në moshën 16-vjeçare me të mira materiale.”, tha ai. “Shpresoj shumë ta marrë këtë fëmijë. Por pa lënduar nënën”, kështu e përfundoi apelin e saj Kujtimja, e cila është në pritje të një lajmi të mirë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: