Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, rikthehet të flasë për zhurmën e madhe për një transferim të mundshëm të mesfushorit francez Pol Pogba, objektiv i klubeve të mëdha si Real Madridi dhe Juventusi. Në konferencë për shtyp, norvegjezi u mbyll derën pretendentëve për lojtarin e tij.

“Pol është shfaqur gjithnjë pozitiv në mbledhjet tona. E shoh shumë të përqëndruar për Mançester Junajtidin, është një nga ata që jep gjithnjë 100% në fushën e lojës. Nuk kishte vrapuar kurrë me këtë fanellë saç vrapoi në ndeshjen kundër Barcelonës. Qasja e tij në Champions ka qenë e shkëlqyer”, theksoi Solskjaer.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb