Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, flet për një nga çështjet më të nxehta të ditëve të fundit në ekipin e tij, qëndrimit ose jo të mesfushorit francez Pol Pogba, me “djajtë e kuq”. Trajneri norvegjez i ka idetë e qarta dhe këtë e thekson dhe në konferencën e fundit për shtyp.

“Në futboll asgjë nuk është e garantuar, por besoj se Pol do të qëndrojë. Kjo është ajo që unë mund të them tani për tani. Mund t’ju siguroj se aktualisht është i vendosur që të ketë sukses me Mançester Junajtidin. Ai është një lider si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb