Ole Gunar Solskjaer nuk është një nga ata që u trembet sfidave. Ish-sulmuesi i Mançcester Junajtid, autor i atij goli historik në finalen e vitit 1999 kundër Bajernit të Mynihut, tani kërkon të udhëheqë “djajtë e kuq” si trajner.

Barcelona është skuadra përballë rrugës së tij, skuadër e dalë nga shorti i çerekfinaleve të Championsit, short të cilin Ole e komenton: “I duam ndeshjet e këtij lloji, kundër klubeve dhe skuadrave të mëdha.

Kemi luajtur dy finale kundër tyre në 2009 dhe 2011, dhe një gjysmëfinale në 2008, këto janë ndeshjet që të gjithë tifozët duan, mezi po presim ditën e ndeshjes.

Me shumë mundësi unë jam ndryshe nga pjesa tjetër e trajnerëve, sepse preferoj që ndeshjen e parë ta luaj në shtëpi dhe më pas në ndeshjen e dytë jashtë fushe të luaj për gjithçka, njësoj si me Parisin”, tha Solskjaer.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb