Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, ka folur në prag të ndeshjes me Kardifin, ndërsa “Djajtë e Kuq”, matematikisht janë jashtë Champions League sezonin e ardhshëm. “Duhet të jemi të ndershëm, të luftojmë vitin e ardhshëm për titullin do të thotë se duhet të bëjmë një sezon të mrekullueshëm. Për momentin jemi shumë pas. Duhet të ngushtojmë hendekun me skuadtat e kreut, do të ishte fantastike të shkojmë në periudhën shkurt-mars me më pak diferencë me kryesueset”.

Por çfarë merkatoje e pret Junajtidin në verë? “Këtë verë duhet të gjejmë lojtarë që të jenë në gjendje për të qëndruar këtu për shumë vjet. Nuk duhet të jenë lojtarë me emër, as Ronaldo nuk ishte sikundër as Runi. Ishin premtime të futbollit që u kthyen në yje. Ky duhet të jetë modeli që duhet të ndjekim,” u shpreh Solskjaer.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb