Trajneri Gunnar Solskjaer e pranoi pas ndeshjes se Barcelona ishte skuadra më e mirë në dy ndeshjet ndaj Manchester United.

“Më duhet të them se Lionel Messi ka kualitet të madh dhe ai bëri diferencën. Pas golit të dytë ndeshja kishte përfunduar. Messi është nivel tjetër, ai dhe Cristiano Ronaldo janë dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, të gjithë janë dakord me këtë gjë.”

“Synimi ynë është të bëhemi si Barcelona, mund të bëhemi, por kemi shumë punë. Nëse duam të rikthehemi te niveli i vërtetë i Man United, te tradita e vërtetë, duhet të sfidojmë Barcelona-n. Nuk ka kuptim të mendojmë për këtë ndeshje pasi duhet të fokusohemi te pjesa e mbetur e kampionatit.

”Djajtë e Kuq”  u eliminuan nga Champions League pas rezultatit të përgjithshëm 4-0.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb