Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ Ole Gunnar Solskjaer ka përjetuar humbjen e parë prej kur mori drejtimin e skuadrës. Humbja bëhet më e hidhur për të pasi u shkaktua në Champions League dhe madje në Old Trafford.

Solskjaer mendon se ekserienca e PSG ishte vendimtare në humbjen 2-0 të ekipit të tij në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League.

“Në gjysmën e parë, të dyja skuadrat po studjonin veprimin e njëra tjetrës dhe nuk pati shumë për të bërë. Mirëpo, kur shënuan golin e parë ishte një gol që e përjetuam keq, ndërsa në vazhdim ata filluan ta merrnin kontrollin e lojës. Duhet ta kuptoni se ka kohë që nuk kemi luajtur në ndeshje të këtij niveli dhe duhet të mësojmë nga përvoja”,tha Solskjaer.

“Pogba ishte i pafat, pasi donte të ruante topin. Megjithatë asgjë s’ka mbaruar. Duhet të përmirësohemi, pork kjo ndeshje na ka kthyer me këmbë në tokë,” përfundoi trajneri i United.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: