SOMALI

Ka shkuar 53 bilanci i të vdekurve dhe më shumë se 100 të plagosur pas sulmeve me bombë përpara një hoteli në Mogadisho, kryeqyteti i Somalisë.

Sulmi me katër autobomba është marrë përsipër nga ekstremistët islamikë të Al Shabaab, sipas asaj që raportojnë burime nga policia.

Mes të plagosurve ka në gjendje shumë të rëndë, kështu që numri I viktimave mund të rritet, ka thënë zyrtari i policisë somaleze, Mohamed Husein.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb