SOMALI

Në bombardimet vetëvrasëse të ekstremistëve islamikë në Mogadisho, të paktën nëntë vetë kanë vdekur të mërkurën, përfshirë ish-ministrin e Jashtëm somalez. Sipas policisë si pasojë e një shpërthimi bombash në afërsi të pallatit presidencial, më shumë se 13 vetë u plagosën dhe shumica e të vrarëve janë ushtarë.

Ish-ministri i Jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili u vra në shpërthim, ishte këshilltari i presidentit aktual të Somalisë, Mohammed Abdullah Mohammed. Përgjegjësia për sulmin u mor nga grupi rebel somalez Al-Shabab, duke pretenduar se cak i sulmit ishin automjetet me zyrtarët qeveritarë.

Automobili-bombë shpërtheu, ndërsa ushtarët kryen kontrollet e sigurisë së automjeteve në rrugën kryesore.

Al-Shabab, një grup i lidhur me Al-Kaidën, shpesh kryen sulme me bomba në Mogadisho pranë kompleksit presidencial dhe në hotelet e frekuentuara nga zyrtarë qeveritarë dhe të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb