Yann Sommer, portieri zviceran i Interit po zhvillon sezonin e tij të dytë në Milano. I shpallur kampion sezonin e shkuar, gardiani zikaltët është ambicioz se edhe këtë sezon skuadra e tij mund të bëjë po njësoj mire e të arrij objektivat sezonal, megjithëse do të jetë shumë here më e vështirë, për t;u konfirmuar si kampion.
“Unë imagjinoj një sezon shumë të vështirë, me shumë konkurrencë. Ne e kemi parë tashmë se sa të fortë janë Juve dhe Napoli, por humbëm edhe derbin, kështu që kujdes edhe për Milanin. Kur thonë se çdo ndeshje është e vështirë në Itali, nuk është retorikë. Është e vërteta, do të jetë shumë e vështirë të konfirmosh veten.”