Dawn, sonda e NASA-s e cila eksploroi dy objektet më të mëdha në rripin e asteroideve, nuk është më në aktivitet pas njëmbëdhjetë vitesh në hapësirë, njoftuan sot drejtuesit e misionit.

Shkencëtarët ishin në dijeni të faktit rreth një muaj më parë. ”Dawn” po i mbaronte karburanti, hidrazinë, e cila mbante antenën e anijes kozmike drejt Tokës dhe e ndihmonte në orientimin e paneleve të saj diellore drejt Diellit për tu rikarikuar.

Më pas sonda humbi komunikimet e planifikuara me NASA-n të mërkurën dhe të enjten, dhe agjencia amerikane e hapësirës e deklaroi zyrtarisht atë të fikur, shkruan atsh.

Fakti që suporti i targës së makinën time njofton se automjeti im tjetër është në rripin kryesor të asteroideve “tregon se sa krenar ndihem për Dawn”, pohoi drejtori i misionit, Marc Rayman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb