Një raketë SpaceX u nis nga baza në Florida për në Hënë, duke mbajtur një sondë robotike të Izraelit.

Me këtë hap, Izraeli po përpiqet të bëhet vendi i katërt që zbarkon në Hënë, pas Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Sonda e Izraelit, e quajtur Beresheet, pritet të arrijë në Hënë pas gati dy muajsh.

Zbarkimi është planifikuat për datën 11 prill në Detin e Qetësisë. Beresheet peshon 585 kilogramë dhe kostoja e projektit është rreth 100 milionë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: