Sipas një sondazhi të Associated Press, shumica e demokratëve janë kundër kandidimit të presidentit amerikan Joe Biden. Pothuajse 2/3 e demokratëve mendojnë se ai duhet të tërhiqet nga gara presidenciale – dhe të krijojë vend për një kandidat të ri.

Kjo bie ndesh me një deklaratë të Bidenit që ai pretendonte se demokratët ishin ende pas tij pas një paraqitjeje katastrofike televizive.

Sondazhi i Qendrës për Kërkimin e Çështjeve Publike AP-NORC zbuloi gjithashtu se vetëm 3 në 10 demokratë janë jashtëzakonisht ose shumë të sigurt se Biden ka aftësinë mendore për të shërbyer si president.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb