Pas sondazheve të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth Policisë së Shtetit” (financuar nga një konglomerat ndërkombëtar), eksperti i sondazheve Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi edhe një tjetër anketë elektronike më 1-2 qershor 2024. Sondazhi është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA ka zhvilluar më parë me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Gjithashtu, Zaloshnja ka kryer edhe një analizë të vdekjeve/plagosjeve nga krimet dhe aksidentet rrugore për dekadën e fundit.

Gjetjet e analizës së sigurisë dhe barometrit të fundit
Gjatë 6-mujorit të parë të parë të vitit 2024, vdiqën prej krimeve 18 shtetas dhe prej aksidenteve rrugore 74 shtetas, nga 10594 që vdiqën gjithsej në këtë 6-mujor. Pra vetëm 0.87% e vdekjeve gjithsej u shkaktuan nga krimet dhe aksidentet rrugore (ose 8.7 për 1000 vdekje nga të gjitha shkaqet). Krahasimisht, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vdekshmëria nga krimet dhe aksidentet rrugore ishte 10 për 1000 vdekje nga të gjitha shkaqet. Pra kemi patur një ulje 12.9% të indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore më 2024 (shihni tabelën më poshtë).

Tabela Per Sigurine
Tabela Per Sigurine

Ulja e indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore më 2024 është në vijim të trendit të fortë ulës përgjatë dekadës së fundit (shihni grafikun e mëposhtëm).

Tabela Vdekjet Nga Aksidentete
Tabela Vdekjet Nga Aksidentete

Krahasuar me Bashkimin Europian, jemi afruar shumë përsa i përket indikatorit të vdekshmërisë nga krimet dhe aksidentet rrugore, ndërkohë që e kemi 46% më të ulët se sa fqinji ynë i ngjashëm, Mali i Zi (shihni grafikun e mëposhtëm).

Vdekje Nga Krimi
Vdekje Nga Krimi

Pothuaj treçereku (74.7%) i të anketuarve në Barometrin e qershorit anojnë nga vlerësimi pozitiv për reagimin e Policisë së Shtetit në rastet e dhunës ndaj personit (48.8% pozitiv dhe 25.9% anojnë pozitiv). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.

Reagimi I Policise
Reagimi I Policise

70.2% e të anketuarve anojnë nga anojnë nga mendimi se Policia e Shtetit do ta përballojë me sukses fluksin e rritur të turizmit këtë sezon (42.7% pozitiv dhe 27.5% anojnë pozitiv). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.

Plot 83% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.75 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.7 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

Siguria
Siguria
Siguria Ne Lagje
Siguria Ne Lagje

76.5% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.57 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

Tabela Per Vrasjet
Tabela Per Vrasjet
Vrasjet1
Vrasjet1

70.5% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.45 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

Reagon Shpejt
Reagon Shpejt
Reagon Shpejt1
Reagon Shpejt1

77.4% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.57 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një ulje e animit pozitiv me 1.1 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

Prania E Policise
Prania E Policise
Prania E Policise1
Prania E Policise1

70.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi; 55.2% pozitiv dhe 14.9% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një ulje e animit pozitiv me 1.8 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

Vleresimi Per Policine E Shtetit
Vleresimi Per Policine E Shtetit
Vleresimi Per Policine E Shtetit1
Vleresimi Per Policine E Shtetit1

Treçereku i të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.4 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).

Policise Rrugore
Policise Rrugore
Policise Rrugore1
Policise Rrugore1

Pyetësori u hartua nga Instituti Agenda, duke u bazuar në pyetësorin e Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit, që ishte zhvilluar më parë me financim të SCPA. U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve. U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme. Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish 18 vjeç e sipër. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.3%. Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb