Gjashtëdhjetë për qind e rumunëve deklaruan miratimin e tyre për bashkimin me Republikën e Moldavisë, ndërkohë që 27% e kundështuan, sipas një sondazhi të ”Avangarde”, publikuar dje.

Sipas kompanisë së sondazheve ”Avangarde”, pyetjes ”A jeni personalisht dakord apo jo me bashkimin e Rumanisë me Republikën e Moldavisë?”, 59 u përgjigjën ”po”, 27% ”jo” dhe 14% ”nuk e di/nuk dua të përgjigjem”.

Po sipas këtij sondazhi, 85% e qytetarëve u përgjigjën se ishin krenarë që ishin rumunë, tetë për qind ”jo” dhe shtatë për qind ”nuk e di/nuk dua të përgjigjem”.

Të pyetur se cilët ishin fqinjët më të ngushtë të Rumanisë, 49% thanë Hungaria, 19% Ukraina, 14% Moldavia, 11% Serbia dhe katër për qind Bullgaria, shkruan atsh. Ky sondazh u realizua gjatë datave 15-17 nëntor, me 807 persona dhe me marzh gabimi 3,2%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb