Vetëm 4% e serbëve mendojnë se Kosova është problemi më i rëndësishëm për vendin e tyre, ndërkohë që shumica mendon se problemet kryesore janë varfëria, papunësia dhe korrupsioni, doli sot nga sondazhi i institutit ”Ipsos”.

Sipas këtij sondazhi, 85% e të intervistuarve nuk ishin të gatshëm të jetonin në Kosovë.
Ndërkaq, 77% e serbëve nuk do të donin të jepnin pjesë nga paga apo pensioni i tyre në mbështetje të Kosovës, ndërkohë që dy të tretat kundërshtrojnë pranimin e zyrtarëve kosovarë në institucionet serbe në rast se Kosova do t’i rikthehej kontrollit të Beogradit, shkruan atsh.

Në këtë sondazh, 42% thanë se Serbia e kishte humbur tashmë Kosovën dhe 41% thanë se heqja dorë nga Kosova do të hapte raste të tjera të ngjashme separatizmi të brendshëm, si në Vojvodinë (veri, kufi me Hugarinë) dhe Sanxhak (jug, myslimanë).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: