News24 dhe Notosondaggi publikuan këtë të hënë në emisionin Log. në News24, sondazhin e dytë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sondazhi është zhvilluar me 2 mijë të anketuar në të gjithë vendin për një periudhë 2 javore.

Pyetjes: Cilat janë 3 problemet më urgjente të Shqipërisë që qeveria e ardhshme do të duhet të trajtojë si prioritet?

47% e të anketuarve janë përgjigjur se problemi më urgjent i cili duhet trajtuar me prioritet nga qeveria e ardhshme është shëndeti dhe kujdesi shëndetësor.

44% kanë zgjedhur rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës;

44% pagat dhe pensionet e ulëta;

29% papunësia; varfëria 17%; emigrimi 17%; korrupsioni 17%;

15% mendojnë se është arsimi; 13% infrastruktura; krimi 10%;

kriza ekonomike 10%; drejtësia dhe ligjshmëria 7% dhe 6% mendojnë se është ndotja ambientale.

Screenshot 303
Screenshot 303

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb