Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, i moderuar nga Endri Xhafo, komentoi sondazhin e dytë të Notosondaggi dhe News24.
Sipas Hilës, çfarë do që të ndodhë në pjesën e mbetur të fushatës, nuk e ndryshon dot rezultatin final, vetëm numra të vogla mund të lëvizin, me Partinë Socialiste që fiton më 11 maj.
“Shifra përfundimtare, si do që të shkojnë gjërat, do të jetë diferencë mbi 10% më shumë e Partisë Socialiste karshi koalicionit opozitar.
Nuk do të kemi ndryshim për fituesin, Partia Socialiste, sipas meje, fiton. Thjesht është çështja numrash, plus-minus. Edhe sikur të kemi skandal gjatë dy javëve të mbetura, apo arrestim nga radhët e mazhorancës, nuk do të ndryshojë rezultatin final” – tha ndër të tjera Hila.
(BalkanWeb)
